Dr. Anthony Fauci do të nderohet si hero me medaljen “Heroi i Brooklyn COVID-19”

Amerika

Dr. Anthony Fauci do të nderohet si hero me medaljen “Heroi i Brooklyn COVID-19”

Nga: Beqir SINA - New York Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 14:24
Dr. Anthony Fauci

Brooklyn NYC ( 14 Nëntor 2020): Dr. Anthony Fauci, Drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive në Institutin Kombëtare të Shëndetit, i cili është dëgjuar shpesh her edhe në Komitetin e Shëndetësisë në Kongres, është parë si figura qëndrore e shkencës, ndaj këshillave dhe parashikimve për COVID-19 prej fillimit të kësaj pandemie, në fillim të këtij viti.

Po ashtu, Dr. Anthony Fauci, eksperti kryesor i sëmundjeve infektive në vend që konsiderohet gjerësisht një zë i arsyes gjatë shpërthimit të koronavirusit, do të nderohet si "Heroi i Brooklyn COVID-19" të Martën më 17 Nëntor, qytetin e tij të lindjes, dhe ku ai jetoj e punojë gjatë derisa u transferua në Washington D.C. katër dekada më parë.

Nderimin e tij me këtë medalje që është më e larta në ne lagjen më të madhe të New York City, e bëri nëpërmjet një njoftimi dje Presidenti i Brooklynit Eric Adams, i cili tha se ka në plan të nderojë Fauci, i cili ka lindur dhe rritur në lagjen e New Yorkut, dhe shërben si drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, në një ceremoni nga Brooklyn Borough Hall, të Martën më 17 Nëntor.

"Ashtë një privilegj të nderosh një zyrtar të shëndetit publik të admiruar gjerësisht dhe një bir krenar të Brooklynit, Dr. Anthony Fauci, si një nga Heronjtë tanë COVID-19", tha Adams në një njoftimin zyrtar të premten.

"Që nga fillimi i kësaj pandemie, Dr. Fauci ka qenë një tregues i sigurt i shkencës dhe arsyes i cili ka këshilluar vazhdimisht vendin tonë nëpër këtë kohë të trazuara, nga pandemia" shtoi ai. “Dr. Fauci është më i miri i asaj që shërbimi publik mund të jetë dhe ne jemi kaq krenarë që jemi në gjendje ta mirëpresim atë përsëri (virtualisht) në bashkinë e tonë e të tij, në shtëpinë e tij, Brooklyn, ndërsa e falënderojmë për udhëheqjen e tij heroike dhe shpëtuese të jetës se miliona njerëzve me këshillat e tij shkencore jo vetëm në Shtetet e Bashkuara por ane mbanë botës," tha Adams.

Ceremonia do të zhvillohet në Brooklyn Borough Hall dhe Fauci do të flasë në video nga Uashingtoni përmes Zoom, sipas zyrës së Adams.

Muajin e kaluar, Presidenti i Brooklynit Eric Adams nderoi një vajzë 12-vjeçare e cila përdori paratë e saj për të paketuar dreka për punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe artistin në Broadway Javier Muñoz, ndër të tjera, si heronj të përgjigjes pandemike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat