Moti i ligë kaplon Meksikën, rrugët mbushen me ujë – krokodilët “shëtisin” nëpër lagjet e banuara

Amerika

Moti i ligë kaplon Meksikën, rrugët mbushen me ujë – krokodilët “shëtisin” nëpër lagjet e banuara

Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 19:31
Meksikë

Moti i ligë ka kapluar pjesën juglindore të Meksikës, përkatësisht shtetin Tabasko, ku qytetarët jo vetëm që po kanë problem me ujin që ka mbuluar pothuajse gjithçka nga shirat e rrëmbyeshëm – por edhe me krokodilët nga tre metra të gjatë që po notojnë nëpër lagjet e tyre.

Shfaqja e krokodilëve ka shkaktuar panik te qytetarët, e këtë më së miri e dëshmojnë video të ndryshme që po qarkullojnë nëpër rrjetet sociale.

Krokodilët nuk janë shfaqur vetëm në vendet me nivel të lartë të ujit, por edhe në ato ku ka shumë pak ujë. Shtatë lloje të ndryshme janë parë “duke shëtitur”.

 

Mediat lokale raportojnë se autoritet u kanë bërë thirrje qytetarëve jenë më të kujdesshëm, dhe të mos futen në ujë që kap thellësinë mbi gjunjët e njeriut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat