Kryeministri kanadez kushtëzoi qytetarët: Shmangni shoqërimet ose nuk do të ketë Krishtlindje

Amerika

Kryeministri kanadez kushtëzoi qytetarët: Shmangni shoqërimet ose nuk do të ketë Krishtlindje

Më: 15 nëntor 2020 Në ora: 22:14
Justin Trudeau

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, paralajmëroi qytetarët të zvogëlojnë shoqërimet, përndryshe ekziston mundësia që të mos ketë festime të Krishtlindjeve.

Ky ultimatum i të parit të qeverisë kanadeze pasoi festimin e “Falënderimeve” që u festuan më 12 tetor, i cili rezultoi me një numër rekord të rasteve, vdekjeve dhe shtrimeve në spital për shkak të coronavirusit, raporton CNN.

Zyrtarët shëndetësorë kanë paralajmëruar se sistemi shëndetësor nuk mund të tolerojë më një përsëritje të së njëjtës situatë për Krishtlindje.

“Tani gjëja më e rëndësishme është të zvogëlojmë tubimet dhe shoqërimet sa më shumë që të jetë e mundur. Aktivitetet tona në ditët dhe javët e ardhshme do të përcaktojnë se si do të duken Krishtlindjet”, theksoi Trudeau.

Në Kanada, sistemi rregullohet në mënyrë që të gjitha masat shëndetësore të jenë nën juridiksionin e provincave, dhe disa prej tyre, duke përfshirë Ontarion dhe Albertan, nuk janë të prirur për të futur masa më të rrepta sepse, sipas mendimit të tyre, kjo mund të shkatërrojë ekonominë.

Në Kanada, më shumë se 4,300 raste ditore janë regjistruar në shtatë ditët e fundit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat