Shtetet e Bashkuara raportuan 166 mijë e 45 raste të reja me COVID-19 dhe 995 vdekje të lidhura me virusin të hënën, sipas Universitetit Johns Hopkins.
Amerika tani ka regjistruar të paktën 11 milionë e 202 mijë e 980 raste, përfshirë 247,202 viktima, raporton CNN.
Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Distrikti i Kolumbisë dhe territore të tjera të SHBA si dhe raste të riatdhesuara.