Miratohet kërkesa e republikanëve, disa vendvotime do të rinumërojnë votat në Wisconsin

Amerika

Miratohet kërkesa e republikanëve, disa vendvotime do të rinumërojnë votat në Wisconsin

Më: 19 nëntor 2020 Në ora: 18:21
Foto ilustrim

Komisioni Zgjedhor i Wisconsinit ka urdhëruar zyrtarisht një rinumërim të pjesshëm të votave në garën presidenciale pasi mori një pagesë prej tre milionë dollarësh nga fushata e Donald Trump.

Urdhri i komisionit kërkon që qarqet e Danet dhe Milwaukeet të mblidhen deri në orën 9 të mëngjesit së ditës së shtunë dhe të përfundojnë rinumërimin deri të martën, 1 Dhjetor, raporton cnn.

Fushata e presidentit aktual paraqiti një ankesë të mërkurën duke kërkuar rinumërimin e votave. Këto dy qarqe janë bastione demokrate, shtëpi e shumë votues me ngjyrë.

CNN parashikoi se presidenti i zgjedhur, Joe Biden fitoi shtetin e Wisconsinit. Ai aktualisht është përpara Trumpit me më shumë se 20 mijë vota, të cilat madje edhe disa republikanë të shquar e pranojnë se vështirë që mund të ketë përmbysje të rezultateve.

Anëtarët republikanë të komisionit akuzuan zyrtarët demokratë në të dy qarqet se po përpiqen të përdorin udhëzimet e sigurisë së coronavirusit si një justifikim që t’ia vështirësojnë punën fushatës së Trumpit për të vëzhguar procedurat e rinumërimit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat