Sigurimi i marketit në Brazil rrah për vdekje një burrë, shpërthejnë protestat në mbarë vendin

Amerika

Sigurimi i marketit në Brazil rrah për vdekje një burrë, shpërthejnë protestat në mbarë vendin

Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 19:02
Foto nga vendi i ngjarjes

Në Brazil kanë shpërthyer protestat pas incidentit rrëqethës, ku punonjësit e sigurimit të një marketi rrahën për vdekje një burrë.

Mllefi te qytetarët shpërtheu pasi që në rrjetet sociale u shfaq një video e rrahjes së Jao Albert Silveira Freitasa në hyrje të një marketi.

Në videon rrëqethëse që është filmuar nga njëri prej punonjësve të sigurimit të marketit, shihet brutaliteti i kolegëve të tij që rrahin burrin të cilin e grushtojnë dhe shqelmojnë derisa ai rrëzohet me fytyrë për tokë.

E në një video tjetër të publikuar disa orë më vonë, shihet se si njëri prej sulmuesve qëndronin mbi shpinën e Freiasas. Në anën tjetër raportohet se incidenti ka ndodhur pranë Karfur në Porto Alegreu, por protestat janë zgjeruar edhe në qytetet tjera të Brazilit.

Qytetarët e mllefosur janë futur nëpër marketet e zinxhirit tregtar, duke u bërë thirrje qytetarëve të mos blejnë asgjë në këto markete.

E pas reagimeve të shumta, Karfur ka njoftuar se ka shkëputur kontratën me kompaninë e sigurimit dhe se ka shprehur keqardhjen për vdekjen brutale të Freiasasit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat