Joe Biden përlotet gjatë takimit virtual me infermieren, kujton të birin që humbi para disa vitesh

Amerika

Joe Biden përlotet gjatë takimit virtual me infermieren, kujton të birin që humbi para disa vitesh

Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 23:07
Joe Biden

Joe Biden përlotet gjatë takimit me infermieren, Mary Turner.

Presidenti i zgjedhur Joe Biden u përlot gjatë një takimi virtual pasi dëgjoi Mary Turner, një infermiere e njësisë së kujdesit intensiv, duke përshkruar përvojën e saj në vijën e frontit duke luftuar Covid-19, shkruan CNN.

Ndërsa dëgjonte rrëfimin e njërës prej infermiereve, Mery Turner, ai ka kujtuar të birin e ndjerë dhe nuk është përmbajtur.

“Teksa infeksionet me COVID-19 po rriten në të gjithë vendin. Unë ju them se spitalet tona janë të tejmbushura me pacientë me COVID dhe ne nuk jemi të përgatitur. Ne nuk kemi burimet e nevojshme për të mbajtur të sigurt pacientët dhe punëtorët tanë. Infermierët po ndihen jashtëzakonisht të shqetësuar tani,” tha ajo.

Joe Biden pas kësaj ka thënë së është i emocionuar dhe pasi ka kaluar shumë kohë në dhomat e spitaleve duke u marrë me sëmundjen e djalit të tij, Beau.

Biden më tej, fajësoi për këtë gjendje të spitaleve të SHBA-së, ish-presidentin Trump duke e akuzuar se nuk e ka menaxhuar situatën e Covid-19.

“E dini çfarë bëra për një kohë të gjatë pasi dolëm nga spitali? Kur isha zv.president shkoja dhe i çoja darkën apo ushqime për infermierët që ishin në turnin e natës dhe një infermiere më tha që njerëzit kur ikin nga këtu, ose largohen dhe nuk kthehen më sepse duan të harrojnë atë që kanë përjetuar ose i nxjerrin për të mos u kthyer më kurrë. Dhe unë dua shumë t’ju falenderoj ju të gjithëve, ju falenderoj”shtoi Joe.

Tani, SHBA-ja është vendi më i prekur në botë nga Covid-19. Që nga fillimi i pandemisë atje janë regjistruar rreth 13,000,000 persona me Covid-19 ndërsa 260,312 të tjerë kanë humbur jetën.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat