​Fauci: Shpejtësia e vaksinave nuk e ka cënuar sigurinë e tyre

Amerika

​Fauci: Shpejtësia e vaksinave nuk e ka cënuar sigurinë e tyre

Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 23:24
Anthony Fauci

Të dhënat e dy vaksinave nga “Pfizer” dhe “Moderna” janë të besueshme dhe shpejtësia me të cilën ato u zhvilluan nuk e ka cënuar sigurinë dhe integritetin e tyre shkencor, tha sot Anthony Fauci, eksperti kryesor për Sëmundjet Infektive në SHBA dhe një anëtar i task forcës antiCOVID-19 i Shtëpisë së Bardhë.

Anthony Fauci foli në një konferencë të rrallë nga task forca e Shtëpisë së Bardhë për të siguruar disa shqetësime të publikut për dy vaksinat, njëra nga Pfizer dhe BioNTech dhe tjetra nga Moderna pasi të dy kompanitë njoftuan prova të suksesshme.

“Rezultatet e marra janë pasojë e progresit të jashtëzakonshëm shkencor të bërë në këtë lloj vaksine, që na lejoi brenda pak muajsh të bënim gjëra që zgjasnin me vite deri më tani”, sqaroi ai.

Fauci gjithashtu hodhi poshtë shqetësimet në lidhje me një politizim të mundshëm të vaksinave, duke theksuar se të dhënat u vlerësuan nga një grup i pavarur ekspertësh pa ndonjë lidhje me administratën, me atë vetë ose me kompanitë farmaceutike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat