SHBA, numri i vdekjeve ditore nga COVID rritet me 1,885

Amerika

SHBA, numri i vdekjeve ditore nga COVID rritet me 1,885

Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 06:28
SHBA

Në Shtetet e Bashkuara, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) raportuan të shtunën 11,843,490 raste me koronavirus, një rritje prej 192,673 rastesh krahasuar me një ditë më parë.

Sipas zyrtarëve, numri i vdekjeve nga COVID-19 në SHBA u rrit me 1,885, duke arritur në 253,600.

Më shumë se 57 milion raste janë konfirmuar në të gjithë botën që nga fillimi i pandemisë dhe më shumë se 1.3 milion njerëz kanë vdekur, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Evropa arriti në 15 milionë persona të infektuar.

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kryesojnë listën e vendeve me më shumë infeksione, sipas Universitetit Johns Hopkins. /VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat