Kundër fondeve për bizneset e mëdha, protestuesit djegin Kongresin

Amerika

Kundër fondeve për bizneset e mëdha, protestuesit djegin Kongresin

Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 11:40
Guatemalë

Protestuesit në Guatemalë i kanë vënë zjarrin Kongresit të vendit duke kërkuar largimin e presidentit dhe qeverisë. Rreth gjysma e fëmijëve nën 5 vjeç në shtetin amerikanoqendror raportohet se janë të kequshqyer, ndërsa situatën me varfërinë e ka rënduar edhe koronavirusi.

Protestat në Guatemalë për largimin e presidentit Alehandro Xhiamatei u përshkallëzuan në fundjavë duke përfunduar me djegien e ndërtesës së Kongresit.

Demonstruesit i vunë zjarrin godinës së legjislativit në shenjë proteste ndaj vendimit të qeverisë për të kaluar një buxhet kryesisht për interesat e bizneseve të mëdha, në një kohë kur vendi përballet me shkallë të lartë varfërie dhe situatë të rënduar me koronavirusin.

Dhjetëra qytetarë u shoqëruan në spitale ose në rajonin e policisë pas përplasjeve me forcat e rendit.

“Jemi të lodhur. Nuk ka mënyrë tjetër për të treguar kundërshtimin tonë, se sa shumë na e ka humbur durimin abuzimi i autoriteteve.”

“Guatemala po derdh gjak. Populli është i mërzitur nga 200 vite shtypje.”

Të premten, zv.presidenti i Guatemalës, i kërkoi eprorit të tij të pranojë dorëzimin e postit.

“Është në interesin më të mirë të vendit që të dy ne të japim dorëheqjen. Shumë probleme të qeverisjes nuk janë në rregull dhe se me disa vendime as unë nuk pajtohem. Qytetarët na e kanë thënë se gjërat nuk janë ashtu siç ata shpresonin.”

Presidenti 64-vjeçar Xhiamatei erdhi në pushtet në muajin janar duke premtuar luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, por në muajt e fundit presidenca e tij është kritikuar se nuk e ka administruar drejt situatën me pandeminë e kovidit-19.

Në Guatemalë, virusi ka infektuar rreth 120 mijë ndërsa ka vrarë 4 mijë persona të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat