Kalifornia me orë policore për shkak të COVID-19

Amerika

Kalifornia me orë policore për shkak të COVID-19

Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 16:07
Foto ilustrim

Kalifornia do të zbatojë orën policore gjatë natës, në një përpjekje për të frenuar rritjen e rasteve të coronavirusit.

Sipas BBC, shifrat e fundit të shtetit perëndimor vlerësohen të jenë më të rënda se sa gjatë kulmit të mëparshëm në muajin gusht.

Ndërkohë, në të gjithë SHBA-në, numri i viktimave brenda një dite kaloi shifrën 2,000 për herë të parë që nga muaji maj.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar tanimë më shumë se 12 milionë raste nga coronavirusi si dhe 225 mijë viktima gjithsej, bazuar në të dhënat e përpiluara nga Universiteti John Hopkins.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat