Trump humbi gjyqin në Pensilvani, republikanët po kërkojnë të pranojë humbjen

Amerika

Trump humbi gjyqin në Pensilvani, republikanët po kërkojnë të pranojë humbjen

Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 18:41
Foto

Pas një disfate të re gjyqësore në Pensilvani, presidenti i SHBA-së, Donald Trump po përballet me presion në rritje nga republikanët për të hequr dorë nga përpjekjet e mëtejshme për të kthyer rezultatet e zgjedhjeve presidenciale dhe për të njohur fitoren e demokratit, Joe Biden.

Që kur u shpall Biden fitues dy javë më parë, Trump ka ngritur padi kundër disa vendeve thelbësore për zgjedhjet presidenciale të SHBA-së në një përpjekje për të përmbysur rezultatin dhe ka filluar një fushatë të fortë presioni për të parandaluar shtetet që të konfirmojnë rezultatet e atyre zgjedhjeve, raporton cnn.

Gjykatat në Georgia, Michigan dhe Arizona hodhën poshtë përpjekjet e republikanit për të ndaluar procesin e konfirmimit të rezultateve të zgjedhjeve.

Të shtunën, Gjykatësi Federal Matthew Brann, një republikan i nominuar për këtë post nga ish presidenti, Barack Obama, hodhi poshtë një përpjekje të ngjashme në Pensilvani, duke shkruar se kishte para tij një parashtresë me “argumente të shtrirë ligjore pa arsye dhe akuza shumë të diskutueshme”.

Ekipi i Trump u përpoq të ndalonte procesin e konfirmimit të rezultateve në Pensilvani, duke pretenduar se kishte parregullsi në trajtimin e fletëve të votimit të dërguara me postë dhe Brann u përgjigj se “nuk ka autoritet të privojë askënd nga e drejta e votës, aq më pak miliona qytetarë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat