Vetëm New Yorku raporton rreth 5400 raste të reja me koronavirus

Amerika

Vetëm New Yorku raporton rreth 5400 raste të reja me koronavirus

Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 22:04
Foto ilustrim

Guvernatori i shtetit të New Yorkut ka raportuar rreth gjendjes më të re me pandeminë.

Shteti i New Yorkut ka regjistruar 5,391 raste të reja të COVID-19, ka pohuar i pari i shtetit njujorkez.

Gjithashtu është bërë e ditur se 30 persona kanë ndërruar jetë duke mos i mbijetuar coronavirusit.

Shkalla e përgjithshme e pozitivitetit të provës në të gjithë vendin është 2.74 për qind, dhe brenda zonave të grupeve, shkalla e pozitivitetit është 4.39 për qind.

Të dielën, shteti raportoi të paktën 2,562 njerëz të shtruar në spital për shkak të epidemisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat