E mbani mend sprovën Ice Bucket? Ka vdekur 37-vjeçari i cili Trumpit i ka hedhur një kovë me ujë të akullt

Amerika

E mbani mend sprovën Ice Bucket? Ka vdekur 37-vjeçari i cili Trumpit i ka hedhur një kovë me ujë të akullt

Nga: B.S. Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 12:23
Patrick Quinn (në rreth)

Një burrë nga New Yorku, beteja personale me sklerozën anësore amiotrofike (ALS) e të cilit e bëri Ice Bucket  Challenge-in me famë botërore, një sfidë në të cilën derdhni një kovë me ujë të ftohtë, ka vdekur në moshën 37 vjeç.

Patrick Quinn ndërroi jetë të shtunën, pas betejës shtatë-vjeçare me sëmundjen e egër, ndërsa gjatë fushatës humanitare që ai sponsorizoi, më shumë se 220 milionë dollarë u mblodhën për kërkime mjekësore në një nga sëmundjet më serioze të të gjitha kohërave.

- Ju njoftojmë me trishtim të madh se Patricku ndërroi jetë herët këtë mëngjes. Ishte bekim për të gjithë ne. Do ta kujtojmë për guximin dhe palodhjen e tij në luftën kundër ALS-së - kanë shkruar në Facebook nga Shoqata ALS-së.

The Ice Bucket Challenge nuk ka filluar me Quinnin, por ai dhe familja e tij ndihmuan për ta bërë atë një fenomen me famë botërore në mediat sociale në verën e vitit 2014.

Për të përfunduar sfidën, njerëzit pas derdhjes së kovës me ujë të ftohtë duhej të emëronin të tjerët për të bërë të njëjtën gjë ose të dhuronin para të fushatës. Shpesh do t’i bënin të dyja, dhe sfida përfshinte një numër të famshmish, si Oprah Winfrey, Lady Gaga dhe madje edhe Donald Trumpin.

ALS-ja shkakton vdekjen e neuroneve që kontrollojnë shumicën e muskujve në trup, kështu që ndërsa sëmundja përparon, në vetëm disa muaj ose vite, të sëmurët bëhen plotësisht të palëvizshëm, dhe shumë shpesh dhe shpejt përfundojnë me vdekje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat