Uashingtoni shënon rekord shtrimesh në spitale

Amerika

Uashingtoni shënon rekord shtrimesh në spitale

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 14:39
Uashington

Zyrtarët shëndetësorë në shtetin e Uashingtonit thanë se numri i njerëzve që u shtruan në spital për të marrë trajtim për koronavirusin ka arritur një rekord të lartë.

Komo-TV raporton se nga e shtuna ishin 762 persona që morën kujdes spitalor për virusin në Uashington.

Në Swedish First Hill të Qendrës Mjekësore Suedeze të Seattle, 10 pacientë me koronavirus u pranuan të mërkurën brenda një periudhe prej pesë orësh.

Drejtuesit nga spitalet në të gjithë vendin u takuan javën e kaluar për të shqyrtuar strategjitë për të siguruar që ata të kenë vend për t'u kujdesur për pacientët COVID-19 ndërsa shkalla e shtrimit në spital rritet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat