Oxford, zbulohet edhe vaksina e tretë anti-COVID

Amerika

Oxford, zbulohet edhe vaksina e tretë anti-COVID

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 16:20
Foto ilustrim

Punën e një dekade e kryen për 10 muaj.

Kështu shkencëtarë nga Oxfordi krijuan një vaksinë e cila parandalon COVID-19  në 70 për qind të rasteve.

Kjo shifër e efikasiteti të kësaj përbërje është premtuese ngase nëse doza dyfishohet ndikimi i saj rritet për 90 përqind të të injektuarve.

Kjo u pa si triumf për luftimin e koronavirsuit edhe  pse më parë kompanitë, Pfizer dhe Moderna me vaksinat e tyre kanë dhënë rezultate edhe më premtuese me 95 për qind të efektivitetit .

Por përparësi e vaksinës së krijuar nga Universiteti i Oxfordit me Astra-Zenecën është se ajo do të jetë shumë më e lirë, më e lehtë për t’u ruajtur dhe më lehtë e qasshme në secilin vend të botës.

Ky zhvillim pritet të luajë një rol të rëndësishëm në trajtimin e pandemisë, nëse miratohet për përdorim nga rregullatorët.

Këtij lajmi iu gëzua shumë edhe kryeministri britanik, Boris Johnson si dhe u mirëprit edhe nga drejtuesit e Organizatën  Botërore të Shëndetit.

Qeveria e Mbreterisë së Bashkuar ka para-porositur 100 milionë doza të vaksinës Oxford dhe AstraZeneca derisa u  zotua se do të sigurojë  edhe tre miliardë doza  të tjera vitin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat