Të shtëna me armë në New York, vritet një 20-vjeçare

Amerika

Të shtëna me armë në New York, vritet një 20-vjeçare

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 16:41
Foto ilustrim

Një grua e re u vra dhe gjashtë të tjerë u plagosën pas të shtënave me armë zjarri në një ndërtesë në Brooklyn.

Të shtënat e para ndodhën pak pas orës 9 të mbrëmjes në pjesën lindore të New Yorkut, në të cilën një 17 vjeçar u plagos në këmbë, tha zëvendës shefi i Departamentit të Policisë, Michael Kemper, në një konferencë për shtyp, raporton newyorktimes.

Të shtënat e dytë ndodhën rreth orës 23:15 në lagjen Bedford-Stevesent, dhe policia deklaroi se besohet se ka të bëjë me të shtënat e para, ku kishte ndejë të ditëlindjes.

Një vajzë 20-vjeçare u transferua në spital, ku u shpall e vdekur, njoftoi policia.

Deri më tani, askush nuk është arrestuar, dhe sipas policisë, disa të dyshuar po kërkohen. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat