Biden angazhon edhe John Kerryn, demokrati zgjedh edhe drejtorin e inteligjencës

Amerika

Biden angazhon edhe John Kerryn, demokrati zgjedh edhe drejtorin e inteligjencës

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 19:03
Joe Biden dhe John Kerry

Presidenti i zgjedhur, Joe Biden sapo shpalli anëtarët e ekipit të politikës së jashtme dhe të sigurisë.

Alejandro Mayorkas do të jetë sekretari i Departamentit të Sigurisë Kombëtare dhe Avril Haines do të jetë drejtori i inteligjencës kombëtare, raporton cnn.

Ai do të shfrytëzojë përvojën e ish-Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, John Kerry si një të dërguar special presidencial për klimën.

Gjithashtu u konfirmua se demokrati do ta zgjedhë, Antony Blinken, në postin e Sekretarit të Shtetit dhe Jake Sullivan, si këshilltar të sigurisë kombëtare.

Ndryshe, Biden tashmë ka nis të emërojë personalitete të ndryshme në postet kyçe shtetërore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat