Afër 257 mijë numri i të vdekurve në SHBA si pasojë e COVID-19

Amerika

Afër 257 mijë numri i të vdekurve në SHBA si pasojë e COVID-19

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 22:55
Foto ilustrim

12 milionë e 282 mijë e 123 veta janë infektuar me koronavirus në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky virus në këtë shtet deri më tash ka marrë 256 mijë e 934 jetë, sipas Johns Hopkins University.

Vetëm këtë të hënë janë raportuar 35 mijë e 274 raste të reja me 152 të vdekur.

Në këto të dhëna përfshihen që të gjitha 50 shtetet amerikane, Distrikti i Kolumbisë dhe territore të tjera amerikane, sikurse dhe rastet e riatdhesuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat