Çorapet e Biden marrin vëmendjen e mediave, pamjet bëhen virale

Amerika

Çorapet e Biden marrin vëmendjen e mediave, pamjet bëhen virale

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 14:34
Joe Biden

Presidenti i SHBA Joe Biden ka tërhequr vëmendjen e mediave, pasi në një takim në qytetin e Wilmington kishte veshur çorape blu me qenush të vegjël.

Dashuria që ka Biden për qentë dihet nga të gjithë.

Duke filluar nga 20 janari, Shtëpia e Bardhë nuk do të ketë vetëm çiftin e ri presidencial, por edhe dy qentë e tyre Chamo dhe Major.

Chamo e morën në vitin 2008 dhe tani është 12 vjeç dhe Majorin, i cili u birësua më 17 nëntor 2018 nga një Azil i Shtetit të Delaware, është 2 vjeç.

Kjo është hera e parë pas katër vitesh që kafshë shtëpiake futen në Shtëpinë e Bardhë, pasi Donald Trump nuk kishte një të tillë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat