Biden fjalim mbi sakrificat që duhet të bëjnë amerikanët për shkak të pandemisë

Amerika

Biden fjalim mbi sakrificat që duhet të bëjnë amerikanët për shkak të pandemisë

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 15:12
Presidenti i zgjedhur Joe Biden

Presidenti i zgjedhur Joe Biden pritet të mbajë një fjalim sot (e mërkurë) gjatë të cilit pritet të flasë rreth pandemisë së koronavirusit dhe sezonin e festave.

Fjalimi mbahet një ditë para festës së Falënderimeve, periudhë gjatë së cilës miliona amerikanë tradicionalisht mblidhen me familjarët tyre dhe shumë prej tyre udhëtojnë për ta bërë këtë gjë. Por këtë vit për shkak të rritjes në të gjithë vendin të nivelit të infeksioneve me COVID-19, qeveria u ka kërkuar njerëzve të qëndrojnë në shtëpi.

Zyra e zotit Biden që po menaxhon procesin e tranzicionit tha se ai "do të diskutojë rreth sakrificave të përbashkëta që duhet të bëjnë amerikanët këtë sezon festash. “Ai do të thotë se ne mund dhe do ta kalojmë së bashku krizën aktuale", thanë zyrtarët e tranzicionit duke iu referuar fjalimit të zotit Biden.

Gjatë një fjalimi të martën Presidenti i zgjedhur tha se Shtetet e Bashkuara janë "gati të udhëheqin botën, jo të tërhiqen prej saj", duke sinjalizuar në këtë mënyrë një ndryshim të fortë nga qasja e katër viteve të fundit e Presidentit në largim mishëruar në sloganin "Amerika e para".

Zoti Biden tha gjithashtu se vendi është "i gatshëm të përballet me kundërshtarët e të mos refuzojë aleatët. Si dhe është i gatshëm të ngrihet për të mbrojtur vlerat e tij’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat