SHBA shënon numrin më të lartë të vdekjeve në një ditë në gjashtë muaj

Amerika

SHBA shënon numrin më të lartë të vdekjeve në një ditë në gjashtë muaj

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 18:01
Foto ilustrim

SHBA-ja ka regjistruar 2100 vdekje nga koronavirusi në 24 orët e fundit, numri më i lartë i vdekjeve që nga muaji maj.

Ndërsa rastet dhe hospitalizimet në spital rriten në të gjithë vendin, ekspertët kanë paralajmëruar që vdekjet do të rriten.

Trendi shqetësues rritës pritet të përkeqësohet në ditët në vijim me festën e Falënderimeve të SHBA-së, ditë në të cilën zakonisht është i ngarkuar edhe udhëtimi.

Po ashtu, rrezik në këtë ditë janë edhe grumbullimet e njerëzve, aktivitete të cilat shënojnë këtë ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat