Fauci ka pranuar të punojë me Bidenin për koronavirusin

Amerika

Fauci ka pranuar të punojë me Bidenin për koronavirusin

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 18:38
Anthony Fauci

Anthony Fauci, zyrtari më i lartë i SHBA-së, në luftën kundër coronavirusit, më në fund ka zhvilluar bisedime me ekipin e tranzicionit të presidentit të zgjedhur, Joe Biden, duke rritur shpresat për një dorëzim të qetë të pushtetit edhe lidhje me pandeminë.

Doktori konfirmoi në një intervistë të mërkurën se ai “preku tema” me Ron Klain, këshilltarin e demokratit, raporton bloomberg.

“Ne nuk diskutuam specifikisht detajet praktike”, tha mjeku i njohur amerikan.

Ai tha se “natyrisht do të pranonte të punonte në grupin punues të coronavirusit në Shtëpinë e Bardhë të Biden”.

Ndryshe, Biden pritet që në muajin janar të merr drejtimin e shtetit amerikan pas triumfit në zgjedhjet presidenciale kundër Donald Trumpit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat