​778 mijë të papunë në SHBA kërkuan ndihmë shtetërore

Amerika

​778 mijë të papunë në SHBA kërkuan ndihmë shtetërore

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 20:48
Foto ilustrim

Për shkak të infektimeve të shumta në SHBA, shumë njerëz kanë humur punën.

Rreth 778 mijë punëtorë amerikanë aplikuan për përfitime papunësie javën e kaluar, pasi rritja e papritur e rasteve të koronavirusit po mban nën presion rimëkëmbjen e tregut të punës, njoftoi sot Ministria e Punës e SHBA-së.

Të papunët e ri aplikuan për ndihmë shtetërore.

Numri i përgjithshëm, sipas të dhënave të ministrisë, arriti në rreth 68.9 milionë, e cila është afërsisht e barabartë me popullsinë e Tajlandës, raporton New York Post.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat