Biden: Ky nuk është mandati i tretë i Obamës, bota është ndryshe sot

Amerika

Biden: Ky nuk është mandati i tretë i Obamës, bota është ndryshe sot

Nga: B.S. Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 09:29
Joe Biden

Ky nuk është mandati i tretë i Barak Obamës. Ne po përballemi me një botë krejt tjetër nga administrata e Obama - Biden. Presidenti Trump ka ndryshuar rrethanat. Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden e tha këtë gjatë një interviste me televizionin NBC të martën në mbrëmje, duke iu përgjigjur pyetjes nëse administrata e tij do të jetë praktikisht e njëjtë me atë të Barack Obamas, i cili ishte president deri në 2017, dhe në mandatin e të cilit Bideni ishte nënpresident .

Radikalizmi në fokus 

Teza për mandatin e tretë u ngrit për shkak të njoftimit për emërimin e një numri të bashkëpunëtorëve të Obamës. Zgjedhja e mundshme e ministrit për punë të jashtme Tony Blinken, sekretarit të Thesarit Janet Yellen ose të dërguarit të klimës John Kerry është një simbol për shumëkë - ata ishin të gjithë bashkëpunëtorë të ngushtë të Barak Obamës, siç ishte vetë Bideni. Presidenti i zgjedhur shtoi se administrata e tij do të përfaqësojë spektrin e popullit amerikan si dhe spektrin e Partisë Demokratike dhe tha se ai do të mendonte emërimin edhe të Republikanëve. 

"Dua që ky vend të jetë i bashkuar," tha Bideni. 

Ndryshimi i qeverisë nga Trumpi në administratën e Bidenit, ka filluar më në fund të martën. Presidenti i zgjedhur mbajti 20 takime një ditë më parë me zyrtarë nga administrata e mëparshme republikane. Bideni gjithashtu do të fillojë të marrë njoftimet më të rëndësishme nga shërbimet e inteligjencës. Një nga emërimet më të rëndësishme të Bidenit deri më tani është ai i ministres së ardhshme të financave Janet Yellen, ish-kreu i bankës qendrore (Fed) nga 2014 në 2018. Yellen ishte një nga politikëbërësit në Fed gjatë krizës financiare dhe në atë kohë, banka qendrore ndihmoi në mirëmbajtjen e sistemit bankar duke injektuar para. Ajo ishte këshilltare ekonomike e ish-presidentit Bill Clinton në fund të viteve 1990. Njihet si mbrojtëse e politikës fiskale ekspansioniste, dmth. ndihmë shtetërore për qytetarët, bankat dhe kompanitë.

- Ndërsa kjo pandemi ende po ndikon në ekonomi, duhet të vazhdojmë të sigurojmë ndihmë të madhe fiskale, edhe pas kësaj periudhe do të jetë e nevojshme ndihma. Mund të lejojmë të marrim borxhe të reja sepse normat e interesit ka të ngjarë të jenë të ulëta për shumë vite që vijnë ”, tha ajo për Bloomberg një muaj më parë. Kjo e vë atë në anën e majtë të spektrit midis ekonomistëve, në përputhje me politikën e shpallur nga Bideni. Vetë zgjedhja e Yellenit u mirëprit me entuziazëm nga senatorja Elizabeth Warren, një e majtë e sistemit demokratik. 

Në mënyrë që të emërohen në postet e tyre të reja ministrore, këta politikanë do të duhet të konfirmohen nga shumica e Senatit, e cila aktualisht qëndron në 50:48 për Republikanët. Kush do të ketë një shumicë shumë të ngushtë varet nga raundi i dytë i zgjedhjeve për atë organ në Gjeorgji. Në të dy garat atje, Republikanët janë favoritët për të fituar të dy vendet, dhe vetëm një do të ishte e mjaftueshme që ata të mbizotërojnë. Demokratët e Biden u gjendën në një situatë të vështirë sepse një nga dy senatorët që konkurrojnë për Senat në Gjeorgji, Raphael Warnock, u vu në qendër të vëmendjes së publikut për shkak të retorikës së tij radikale. Vitin e kaluar, ky murg baptist nënshkroi një deklaratë të përbashkët me udhëheqës të tjerë fetarë duke krahasuar Izraelin me Afrikën e Jugut gjatë aparteidit, nga e cila ai u distancua këtë vit dhe tha se do të qëndronte pranë komunitetit hebre në Senat. Akoma më problematike ishte lavdërimi i tij një herë për predikimin shumë të famshëm të Pastor Jeremiah Wright në 2003 në të cilin ai krahasoi ShBA-në me Al-Qa’idan dhe pretendoi që qeveria shpërndan ilaçe për qytetarët dhe u injekton HIV pakicave. Republikanët shpresojnë që duke nxjerrë në pah retorikën e dikurshme radikale të Warnockut, ai do të ketë sukses të fitojnë dy vendet kryesore të Senatit në fillim të janarit, gjë që ata besojnë se do t'u jepte atyre një ndikim vendimtar në emërimin e ministrave.

Presioni ndaj Johnsonit 

Biden u tha gazetarëve të martën se kishte folur me kryeministrat irlandezë dhe britanikë dhe ka bërë thirrje të mos ketë kufi të fortë midis Irlandës dhe Mbretërisë së Bashkuar pas përfundimit të bisedimeve Bruksel-Londër më vonë këtë vit. Udhëheqësi britanik Boris Johnson thotë se ai dëshiron të arrijë një marrëveshje me BE-në, por nëse dështon, ai është i gatshëm për marrëdhëniet edhe pa të. Kjo gjithashtu mund të çojë në një kufi të fortë midis Irlandës dhe Irlandës së Veriut, të cilin Biden, përndryshe me origjinë Irlandeze, dëshiron ta shmangë. Shumë e interpretuan qëndrimin e tij si presion ndaj Johnsonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat