Sipas statistikave, Trump ka falur më së paku të burgosur në histori të presidentëve amerikan

Amerika

Sipas statistikave, Trump ka falur më së paku të burgosur në histori të presidentëve amerikan

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 20:32
Donald Trump

Donald Trump po përballet me kritika të ashpra rreth lëvizjes së fundit, ku mbrëmë e ka falur ish-këshilltarin Michael Flynnin.

Ky i fundit kishte gënjyer hetuesit e FBI-së rreth zgjedhjeve presidenciale amerikane të vitit 2016, se kishte pas kontakte me autoritetet ruse, raporton newsweek.

Por, shifrat tregojnë se republikani e ka përdorur pushtetin e mëshirës më pak se çdo komandant i përgjithshëm në historinë e fundit.

Sipas shifrave të regjistruara nga Pew Research Center, që nga 23 nëntori kishte falur 28 persona dhe 14 të burgosurve u kishte ulur dënimin gjatë katër vjetëve. Kjo arriti në 0,5 përqind të kërkesave të tilla të aprovuara.

Në krahasim, Barack Obama gjatë dy mandateve fali 212 persona dhe 1,715 u ka ulur dënimin, rreth 5 për qind të kërkesave të bëra.

Shifrat e Trumpit ishin më të ulëta se sa cilido presidentët, për sa i përket numrave të përgjithshëm dhe përqindjes së kërkesave të dhëna.

Grafiku më poshtë, tregon se si renditen presidentët për sa i përket faljes dhe uljes së dënimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat