Në sytë e dy fëmijëve të mitur/ Burri qëllon për vdekje ish të dashurën në mes të ditës

Amerika

Në sytë e dy fëmijëve të mitur/ Burri qëllon për vdekje ish të dashurën në mes të ditës

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 22:21
Foto

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Kolumbi.

Mediat lokale atje shkruajnë se 46-vjeçarja Maria Cristina Cale, është qëlluar me armë zjarri në mes të ditës me diell, për më tepër në sytë e dy fëmijëve të saj të mitur.

Plumbat e marrë në kokë e gjoks rezultuan fatale për 46-vjeçaren, e cila ndërroi jetë në vend. Kamerat e sigurisë kanë filmuar autorin, një burrë të veshur me të kuqe, i cili dyshohet se ka qenë ish i dashuri i viktimës.

Ndërkaq, drejtuesi i qytetit, Jorje Ivan Ospina ka dënuar ashpër këtë vrasje makare dhe “irritimin” e tij e ka shprehur me anë të një postimi në rrjete sociale.

“Gjithçka tregon se vrasësi ishte ish-partneri i saj”, ka shtuar kryetari i qytetit kolumbian. Ndërkohë policia ka njoftuar se e kanë identifikuar autorin dhe janë vënë në ndjekje të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat