Dikush ‘deshi të vidhte dhe kishte armë’ në një qendër tregtare në Los Angeles – pamjet tregojnë reagimin e policit, edhe pse nuk ishte në detyrë

Amerika

Dikush ‘deshi të vidhte dhe kishte armë’ në një qendër tregtare në Los Angeles – pamjet tregojnë reagimin e policit, edhe pse nuk ishte në detyrë

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 12:41
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një oficer i zbatimit të ligjit që ishte jashtë shërbimit u regjistrua nga një dëshmitar duke “luftuar” me një person tjetër.

Sipas medieve të huaja, bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur të premten, brenda një qendre tregtare në zonën e Los Angeles.

Autoritetet kanë thënë se deri më tani ishte e paqartë me cilën agjenci ishte punësuar oficeri i zbatimit të ligjit dhe çfarë çoi deri te përleshja dhe nëse dikush u lëndua.

Ndryshe, disa pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë dy burra duke u përleshur me njëri-tjetrin përpara se njëri prej tyre të duket se e hedh tjetrin në dysheme, përpara blerësve të habitur të së “Black Friday”.

Një cicërimë nga një përdorues i Twitter që tha se regjistroi incidentin tha se dikush u përpoq të vidhte mallin dhe ishte i armatosur me armë.

Gjithsesi, autoritetet policore deri më tani nuk mund të konfirmonin nëse dikush po përpiqej të vidhte dyqane apo nëse kishte ndonjë armë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat