SHBA-ja tashmë ka 13 milionë të prekur nga koronavirusi

Amerika

SHBA-ja tashmë ka 13 milionë të prekur nga koronavirusi

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 18:00
Foto ilustrim

SHBA-ja ka regjistruar tashmë më shumë se 13 milionë raste me coronavirus, përfshirë dhe 264 mijë të vdekur që nga shpërthimi i pandemisë.

Bazuar në të dhënat e Universitetit John Hopkins, vendi regjistroi të premten 205 mijë të prekur si dhe 1,404 të vdekur.

Sipas CNN, të paktën 20 shtete nuk i raportuan numrat të enjten, kështu që numri i rasteve të së premtes konsiston në raportimin e të dyja ditëve në disa raste.

Ekspertët kanë deklaruar se menaxhimi i pandemisë mund të lehtësohet me anë të të një vaksine efektive kundër coronavirusit.

Ditë më parë, kompania amerikane farmaceutike Pfizer, ka aplikuar në Administratën e Ushqimit dhe të Barnave (FDA), në SHBA, për të kërkuar autorizimin e përdorimit emergjent të vaksinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat