SHBA, 2 të vdekur nga një sulm i armatosur gjatë “Black Friday”

Amerika

SHBA, 2 të vdekur nga një sulm i armatosur gjatë “Black Friday”

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 11:03
SHBA

Dy persona kanë humbur jetën në një sulm të armatosur të premten në një qendër tregtare në shtetin e Kalifornisë në SHBA

Siç raportohet, një 19-vjeçar ka vdekur në vendin e ngjarjes, kurse një tjetër 17-vjeçar ka humbur jetën në spital.

Kjo pasi një sulmues hapi zjarr në Arden Failr Mall në Sacramento, kryeqytetin e Kalifornisë.

Policia e Sacramento-s njoftoi se ende nuk është gjetur identiteti i sulmuesit, i cili zgjodhi një qendër tregtare me dendësi të lartë për shkak të “së Premtes së Zezë (Black Friday)”, ditë e cila në vend shënon nisjen e sezonit të shopingut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat