Trumpi i pashpresë: Vështirë se mund t’i faktojmë mashtrimet në zgjedhje

Amerika

Trumpi i pashpresë: Vështirë se mund t’i faktojmë mashtrimet në zgjedhje

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 18:55
Donald Trump

Presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, tha sot se mund të jetë e vështirë për të që t’i paraqesë pretendimet e tij rreth manipulimit me vota në zgjedhjet presidenciale përpara Gjykatës së Lartë.

Trump shprehu dyshime rreth strategjisë së tij ligjore dhe se shpresat se ai do të mund ta kthente rezultatin e zgjedhjeve në favor të tij janë duke u zvogëluar, raportoi Reuters.

“Problemi është se është e vështirë të shkosh në Gjykatën e Lartë”, tha Trump sot në një intervistë telefonike për stacionin televiziv Fox News.

Në anën tjetër Biden ka filluar përgatitjen për udhëheqjen e vendit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat