Joe Biden kërkon ndihmë mjekësore, përdrodhi kyçin e këmbës duke luajtur me qenin e tij

Amerika

Joe Biden kërkon ndihmë mjekësore, përdrodhi kyçin e këmbës duke luajtur me qenin e tij

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 00:01
Joe Biden

Joe Biden ka rrëshqitur duke luajtur me qenin e tij me emrin Major dhe për pasojë ka përdredhur kyçin e këmbës, njoftoi zyra e tij.

Ngjarja ndodhi të shtunën derisa presidenti i zgjedhur amerikan është vizituar nga ortopedi të dielën.

Biden konsiderohet fit dhe aktiv për moshën që ka, derisa rregullisht përdor biçikletën në shtëpinë e tij në Delaware duke tentuar të qëndrojë në formë.

Mjeku i tij, Kevin O’Connor i Universitetit George Washington më parë kishte thënë se pacienti i tij 78 vjeçar është i shëndetshëm dhe i fuqishëm për të kryer detyrën si president dhe komandant i përgjithshëm në SHBA.

Të dhënat mjekësore të tij nuk u publikuan por Biden më 1988 ishte operuar për dy aneurizma të trurit duke arritur pastaj shërimin e plotë.

Familja Biden ka dy qenë; Major 2 vjeç dhe Champ 12 vjeçar.

Majori ishte adoptuar nga një strehë për qenë dhe do të jetë qeni i tillë i parë në Shtëpinë e Bardhë.

Champ ishte blerë në Pensilvani.

Tradita e presidentëve amerikanë për të pasur kafshë daton që nga George Washingtoni dhe është vazhduar nga 30 prej 45 pasardhësve të tij.

Trump ishte i presidenti i parë në më shumë se një shekull pa kafshë shtëpiake, një fakt që u përmend nga kritikët e tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat