Bideni emëron ekipin e lartë të komunikimit: Jam krenar që përbëhet ekskluzivisht nga gratë!

Amerika

Bideni emëron ekipin e lartë të komunikimit: Jam krenar që përbëhet ekskluzivisht nga gratë!

Nga: B.S. Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 09:21
Jen Psaki

Presidenti i zgjedhur Joe Biden të dielën ua ka besuar udhëheqjen e ekipit të komunikimit grave të stafit kryesor të fushatës dhe ka emëroi ish-zëdhënësen e Barack Obamës Jen Psaki zëdhënëse për media dhe zëdhënësen e fushatës së Shtëpisë së bardhë Kate Bedingfield drejtore të komunikimit.

Jen Psaki, 41 vjeç, ka mbajtur disa poste, përfshirë drejtoren e komunikimit të Shtëpisë së bardhë gjatë administratës së Barack Obamës dhe Joe Bidenit.

Symone Sanders, këshilltar i lartë në fushatën Biden-Harris, do të jetë zëdhënëse e zëvendës presidentes së zgjedhur Kamala Harris, ndërsa ish-zëdhënësja e medias gjatë mandatit të nënkryetarit të Biden Elizabeth Alexander do të jetë drejtoreshë e komunikimit e zonjës së parë Jill Biden.

"Jam krenar të njoftoj sot që ekipi i parë i komunikimit të Shtëpisë së bardhë përbëhet vetëm nga gratë. Këto komunikuese të kualifikuara dhe me përvojë sjellin perspektiva të ndryshme në punën e tyre dhe janë të përkushtuara bashkërisht për ndërtimin më të mirë të këtij vendi," tha Bideni dhe shtoi se për herë të parë në histori rolet kryesore komunikuese iu besuan ekskluzivisht grave.

Këshilltarët e vjetër të fushatës Karina Jean Pierre dhe Ashley Etienne gjithashtu do të marrin pozicione të larta në ekipin e komunikimit.

Psaki ka shkruar në Twitter se ekipi i komunikimit është "ekipi më i larmishëm në histori, dhe gjithashtu është gjashtë nëna të fëmijëve të vegjël".

Edhe ekipi i komunikimit i Donald Trumpit poashtu përfshinte disa gra, ndër to zëdhënësen e mediave Kayleigh McEnany dhe drejtoreshën e komunikimeve të Shtëpisë së bardhë Alyssa Farah.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat