Vdes bebja një-vjeçare kur policia hap zjarr ndaj makinës së të atit pas aksidentit

Amerika

Vdes bebja një-vjeçare kur policia hap zjarr ndaj makinës së të atit pas aksidentit

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 15:42
Foto

Një foshnje djalë një-vjeçar është vrarë nga policia në Kanada, pasi babai që kishte humbur kujdestarinë e mori atë, duke shkaktuar ndërhyrjen e policisë ku mbetën të qëlluar disa herë me armë si babai dhe i biri.

Incidenti i rëndë ndodhi në një zonë rurale të liqeneve Kawartha në Ontario, pasi policia mori njoftime për dhunë familjare dhe ndoshta pengmarrje, sipas raportimeve.

Njësia hetuese tha se babai, i cili tentonte t’i shpëtonte policisë, u përplas me makinë me një mjet të policisë së Ontario, para se tre oficerët të hapnin zjarr duke e plagosur rëndë të dyshuarin 33 vjeçar dhe duke vrarë në vend fëmijën 1-vjeçar.

 “Burri u qëllua dhe u dërgua me heliopter në spital në gjendje të rëndë. Brenda automjetit të burrit ishte djali i tij një-vjeçar, i cili kishte marrë goditje fatale”, tha zëdhënsja e policisë  Monica Hudon.

Një armë zjarri u zbulua në makinën e të dyshuarit, ndërsa një rezident lokal dëshmoi se ai ishte përpjekur të merrte peng djalin e tij, pas një konflikti me nënën. Kjo e fundit e kishte kontaktuar dëshmitarin për t’i kërkuar ndihmë dhe strehim.

 “Disa njerëz erdhën në shtëpi dhe më kërkuan të strehoheshin, ndërsa bashkëshorti i saj ishte larguar me beben,” tha Tom Deciccio.

Kur policia kishte lokalizuar babain në rrugën rurale në Lindsay, Ontario, konflikti u përshkallëzua dhe kamioncina e burrit u përplas filiisht me një mjet tjetër e më pas me atë të policisë.

Makina e tij ishte dëmtuar rëndë në aksident, çka ngrinte dyshime se përse oficerët kishin nevojitur të qëllonin me breshëri ndaj saj.

Qyteza zakonisht e qetë e Kawartha në qendër të Ontario është trondiur nga incidenti i rëndë.

“Komuniteti ende nuk e beson atë që ka ndodhur,” tha kryebashkiaku Andy Letham, i cili shtonte se vlerëson punën e policisë në mbrojtje të qytetarëve. “Është një komunitet i vogël dhe sigurish që diçka e tillë na gjeti të papërgatitur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat