Biden e nominon Janet Yellen për Sekretare të Thesarit: Ajo do të jetë gruaja e parë që do ta merr këtë post shtetëror

Amerika

Biden e nominon Janet Yellen për Sekretare të Thesarit: Ajo do të jetë gruaja e parë që do ta merr këtë post shtetëror

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 16:44
Janet Yellen

Presidenti i zgjedhur, Joe Biden sapo ka mbajtur një takim me anëtarët kryesorë të ekipit të tij ekonomik

Ai me këtë ka nominuar edhe disa persona në pozita kyçe të administratës së re të SHBA-së.

Janet Yellen do të bëhet Sekretare e Thesarit, nëse konfirmohet dhe Neera Tanden do të bëhet Drejtore e Zyrës së Menaxhimit dhe Buxhetit, sipas një njoftimi nga tranzicioni.

Yellen, nëse konfirmohet, do të ishte gruaja e parë që do të shërbejë si Sekretare e Thesarit, raporton cnn.

Ata gjithashtu njoftuan se Adewale “Wally” Adeyemo do të jetë zëvendës sekretar i Thesarit, Cecilia Rouse për Kryetare të Këshillit të Këshilltarëve Ekonomikë dhe Jared Bernstein dhe Heather Boushey të bëhen anëtarë të Këshillit të Këshilltarëve Ekonomikë. Nëse konfirmohet, Adeyemo do të ishte zëvendës sekretari i parë me ngjyrë i Thesarit.

“Ky ekip përbëhet nga nëpunës publik të respektuar dhe të testuar novatorë të cilët do të ndihmojnë komunitetet të goditura më shumë nga COVID-19 dhe të adresojnë pabarazitë strukturore në ekonominë tonë”, shkruan në një deklaratë të ekipit të demokratit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat