Foto tronditëse: Mjeku duke përqafuar pacientin me COVID që qan në spital, i mungonte gruaja e tij

Amerika

Foto tronditëse: Mjeku duke përqafuar pacientin me COVID që qan në spital, i mungonte gruaja e tij

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 17:43
Dr. Joseph Varon duke ngushëlluar një pacient të moshua

Fotoja e një mjeku që ngushëllon një pacient të moshuar me koronavirus, i cili ishte larg gruas  së tij në Ditën e Falënderimeve, nxori në pah edhe anën e fortë emocionale të pandemisë.

Fotoja e  Dr. Joseph Varon duke ngushëlluar një pacient të moshuar me koronavirus në Ditën e Falënderimeve në Hjuston, Teksas, u bë virale në rrjetet sociale.

Varon tha se pacienti, i cili ishte shtruar  në spitalet që trajtojnë pacientët e shtruar me koronavirus, po qante sepse i kishte marrë malli për gruan e tij.

Varon ka punuar 256 ditë rresht mes pandemisë së koronavirusit.

Amerika ka regjistruar më shumë se 13.3 milion raste dhe 266,000 vdekje, ndërsa Texas regjistron më shumë se 1.1 milion raste dhe 21,347 vdekje.

“Ndërsa po hyja brenda njësisë time kovid, pashë pacientin e moshuar që po përpiqej të dilte nga dhoma dhe po qante", tha Varon për CNN.

“Kështu që unë i afrohem dhe i them, "Pse po qan?" , dhe burri thotë: "Dua të jem pranë gruas sime".

Varon tha se të dy u përqafuan derisa pacienti filloi të qetësohej dhe përfundimisht ndaloi së qari.

Ai shtoi se administrimi i pacientëve të shtruar për koronavirus, veçanërisht kur është një i moshuar, kosnderohet edhe më i vështirë.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat