​‘NATO duhet të marrë vendime të vështira në vitin 2021’

Amerika

​‘NATO duhet të marrë vendime të vështira në vitin 2021’

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 18:40
Jens Stoltenberg

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg deklaroi sot se i ka propozuar presidentit të sapo zgjedhur amerikan Joseph Biden të vijë në samitin e Aleancës në Bruksel.

"Unë e ftova Biden të marrë pjesë në samitin e NATO-s në fillim të vitit të ardhshëm për të diskutuar tema të rëndësishme dhe për të marrë vendime, duke përfshirë qëndrimin ose tërheqjen e forcave të Aleancës në Afganistan," u tha Stoltenberg mediave, duke shtuar se një datë për samitin ende nuk është caktuar.

Presidenti në largim Donald Trump ka vendosur të zvogëlojë kontingjentin amerikan si pjesë e misionit të NATO-s në Afganistan, ku tani ndodhen 11.000 trupa të Aleancës, gjysma e të cilëve janë jo-amerikanë.

"Misioni do të vazhdojë pavarësisht tërheqjes së forcave amerikane dhe zvogëlimit të pranisë amerikane në Afganistan. Vendime të ashpra do të duhet të merren në 2021 nëse talibanët nuk i respektojnë detyrimet e tyre," tha Stoltenberg.

Sipas tij, Biden është një mbështetës i madh i NATO-s që e njeh mirë organizatën.

"Është një gjë e mirë për ne," tha Stoltenberg, duke aluduar në vështirësitë që NATO hasi gjatë administratës Trump.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat