E nominuara për Sekretare të Thesarit të SHBA-së, Yellen: Duhet ta ri-startojmë ëndrrën amerikane

Amerika

E nominuara për Sekretare të Thesarit të SHBA-së, Yellen: Duhet ta ri-startojmë ëndrrën amerikane

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 19:02
Janet Yellen

Janet Yellen, e cila u emërua nga presidenti i zgjedhur Joe Biden, këtë mëngjes për t’u bërë Sekretare e Thesarit, ka reaguar përmes rrjeteve sociale.

Ajo ka pohuar se vendi po përballet me sfida të ndryshme duke thënë se së bashku duhet të punojnë.

“Ne tani po përballemi me sfida të mëdha si vend. Për t’u rikuperuar, ne duhet ta ri-startojmë ëndrrën amerikane – një shoqëri ku secili person mund të rritet në potencialin e tij dhe të ëndërrojë më shumë për fëmijët e tij”, shkroi ajo në llogarinë personale në Twitter.

“Si Sekretare e Thesarit, unë do të punoj çdo ditë në drejtim të rindërtimit të asaj ëndrre për të gjithë”, vazhdoi ajo.

Nëse konfirmohet, Yellen do të ishte gruaja e parë që do të shërbejë si Sekretare e Thesarit.

Ndryshe, Biden ka numoniuar edhe disa anëtarë të tjerë si pjesë e stafit të tij ekonomik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat