Dorëhiqet këshilltari i Presidentit Trump për koronavirusin

Amerika

Dorëhiqet këshilltari i Presidentit Trump për koronavirusin

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 06:14
Dr. Scott Atlas

Dr. Scott Atlas dha dorëheqjen si këshilltar special i Presidentit Trump, tha një zyrtar të hënën, pas katër muajsh në detyrë gjatë të cilave zoti Atlas ka pasur përplasje të shpeshta me median dhe pjesëtarë të tjerë të ekipit të Shtëpisë së Bardhë kundër koronavirusit.

“Ju shkruaj të jap dorëheqjen nga pozita e këshilltarit special të presidentit të SHBA,” shkruan zoti Atlas në një letër në adresë të presidentit, që mban datën 1 dhjetor, sipas kanalit Fox News që njoftoi i pari për largimin e tij.

Zoti Atlas konsiderohej punonjës me status special në qeverinë federale, me një detyrë 130 ditëshe që skadoi këtë javë, Me profesion mjek neurokardiolog, zoti Atlas kërkoi ndjesë këtë muaj që i kishte dhënë intervistë rrjetit rus RT, duke thënë se nuk e dinte që financohej nga Kremlini.

Dr. Atlas është kritikuar ashpër nga ekspertë të shëndetësisë, përfshirë Dr. Anthony Faucin, se ka dhënë informacion çorientues liddhur me pandeminë.

Ai ka nënvlerësuarnë mënyrë të përsëritur maskat dhe këtë muaj tha se masat e izolimit kanë qenë “një dështim epik” në ndaljen e infektimeve.

Pikëpamjet e tij për pandeminë janë kritikuar nga kolegët e tij ekspertë të shëndetësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat