SHBA raporton gati 158 mijë raste të reja me COVID-19 të hënën

Amerika

SHBA raporton gati 158 mijë raste të reja me COVID-19 të hënën

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 08:39
Foto ilustrim

Shtetet e Bashkuara raportuan 157 mijë e 901 raste të reja me koronavirus dhe 1,172 vdekje të lidhura me virusin të hënën, sipas një vlerësimi nga Universiteti Johns Hopkins.

Kjo e çon totalin e vendit në të paktën 13 milionë e 541 mijë e 221 raste dhe 268 mijë e 45 vdekje, raporton CNN.

Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Distrikti i Kolumbisë dhe territore të tjera të SH.B.A., si dhe raste të riatdhesuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat