Afër 100 mijë pacientë të hospitalizuar në SHBA për shkak të coronavirusit

Amerika

Afër 100 mijë pacientë të hospitalizuar në SHBA për shkak të coronavirusit

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 20:25
SHBA

Numri i personave të hospitalizuar në SHBA për shkak të coronavirusit arriti në 96 mijë të hënën, bazuar në të dhënat e përpiluara nga Projekti i Gjurmimit nga The Atlantic.

Sipas medieve të huaja, shifra e fundit është më shumë se dyfishi i numrit të regjistruar një muaj më parë kur 46 mijë pacientë u raportuan të shtruar në spitale deri më 30 tetor.

Rreth 12 parashikime të cituara nga Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), vlerësojnë se do të ketë rreth 6,700 deri në 30 mijë të hospitalizuar në ditë nga java që fillon më 25 nëntor.

SHBA-ja si zona më e goditur në botë nga pandemia e coronavirusit ka regjistruar deri më tani 13 milionë raste me coronavirus dhe 268 mijë viktima.

Eksperti i lartë i sëmundjeve infektive, Anthony Fauci, ka deklaruar se pandemia nuk do të përfundojë derisa “shumica dërrmuese” e njerëzve në SHBA të vaksinohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat