Dorëhiqet zyrtari i Pentagonit që mbikëqyrte përpjekjet kundër Shtetit Islamik

Amerika

Dorëhiqet zyrtari i Pentagonit që mbikëqyrte përpjekjet kundër Shtetit Islamik

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 06:20
Ilustrim

Zyrtari civil që mbikëqyr fushatën e Pentagonit për të mposhtur grupin e Shtetit Islamik në Lindjen e Mesme ka dhënë dorëheqjen, tronditja më e fundit në Pentagon në javët e fundit të administratës Trump.

Pentagoni tha në një deklaratë se sekretari i përkohshëm i Mbrojtjes Christopher Miller, kishte pranuar të hënën dorëheqjen e Christopher Maier-it, i cili mbikëqyrte politikat e ushtrisë kundër IS-isit që nga marsi 2017-s.

Zoti Maier ishte drejtor i Grupit të Punës për Mposhtjen e IS-isit, një grup që tashmë është shpërbërë. Përgjegjësitë e tij u kanë kaluar shtabeve të antiterrorizmit që drejtohen zyrtarë të cilët Presidenti Donald Trump i vendosi në pozicione të larta në Pentagon, pas një seri largimesh që përfshinte dhe shkarkimin Sekretarit të Mbrojtjes Mark Esper më 9 nëntor.

Largimi i zotit Maier u raportua fillimisht nga CNN. New York Times njoftoi të martën se zoti Maier ishte shkarkuar nga detyra.

Në deklaratën e tij, Pentagoni nuk dha asnjë arsye për largimin e zotit Maier, por tha se vendimi për të shpërndarë grupin e punës që ai drejtonte ishte një njohje e "suksesit të përpjekjeve ushtarake për të shkatërruar" kontrollin e Shtetit Islamik në Irak dhe Siri. Kritikët thonë se ndërsa grupi militant e ka humbur fizikisht perandorinë e tij, ai mbetet një kërcënim dhe se po pret për momentin e duhur për t’u rigrupuar dhe rishfaqur.

"Departamenti i Mbrojtjes do të vazhdojë të angazhohet me partnerët dhe aleatët tanë për të garantur mbposhtjen e përhershme të IS-isit dhe për të inkurajuar riatdhesimin e luftëtarëve të huaj terroristë për ndjekje penale", bëri të ditur Pentagoni.

Rreth 900 trupa amerikane vazhdojnë ende të jenë në Siri për të punuar me grupet lokale që synojnë të parandalojnë një ringjallje të IS-isit. SHBA-ja gjithashtu kanë rreth 3 mijë trupa në vendin fqinj Irak, që po punojnë me forcat lokale të sigurisë drejt të njëjtit qëllim.

Fushata kundër IS-isit nisi gjatë administratës Obama dhe në disa aspekte u përshpejtua nga administrata Trump.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat