Tregim mallëngjyes nga përqafimi i mjekut e pacientit: Ndjehesha si ai!

Amerika

Tregim mallëngjyes nga përqafimi i mjekut e pacientit: Ndjehesha si ai!

Nga: B.S. Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 09:37
Përqafimi i dr. Joseph Varonit e pacientit

Fotografia e një mjeku me kostum mbrojtës dhe dorëza, i cili ka punuar pa ndërprerje për 256 ditë duke përqafuar një pacient të moshuar në Ditën e flënderimeve është përhapur në mediat sociale si simbol i dëshpërimit të të sëmurëve me Covid-19 dhe simpatisë së stafit mjekësor që kujdeset për ta.

Pamjet, të bëra javën e kaluar në ditën kur familjet amerikane tradicionalisht mblidhen në tryezë feste, u morën në Spitalin United Memorial në Huston, Teksas, dhe autori është një fotograf nga agjencia Getty.

"Isha në repartin e Covidit dhe shoh një pacient të moshuar që ngrihej nga shtrati, duke qarë dhe duke u përpjekur të largohej", tha për CNN-in dr. Joseph Varon, kreu i njësisë së kujdesit intensiv në United Memorial.

"Iu afrova tek ai dhe e pyeta 'Pse po qan?' dhe ai u përgjigj 'Dua të jem në shtëpi me gruan time'. Atëherë e përqafova", tha mjek, i cili nuk e dinte se po filmohej.

"Qau dhe pas disa çastesh u qetësua", shtoi dr. Varon, duke thënë se atë çast ndihej po aq i pangushëlluar si pacienti.

Shtrimi në spital për pacientët me Covid është "i vështirë", edhe më shumë për të moshuarit që ndihen shumë të vetmuar, tha mjeku, duke shtuar se pacienti do të largohet nga spitali së shpejti.

Image

Dr. Varon i ka ofruar ngushëllim pacientit në repartin e tij në një kohë kur ai po punonte 256 ditën e tij me radhë, pa asnjë ditë të vetme pushimi.

Ai ka thënë se është "indinjuar" nga sjellja e teksasianëve, të cilët nuk po i respektojnë masat sanitare. Texas u bë shteti i parë i SHBA-së që  në nëntor kaloi kufirin prej një milion rasteve pozitive me koronavirus nga fillimi i pandemisë, me më shumë se 21,800 vdekje.

"Punoj çdo ditë dhe shoh njerëz që bëjnë gjithçka që nuk duhet, shkojnë në bare, restorante, qendra tregtare, çfarëdo tjetër. Njerëzit nuk ndëgjojnë dhe përfundojnë në njësinë time të kujdesit intensiv. Duhet ta dinë se nuk dëshiron t'i përqafojë," tha ai.

Masat sanitare u miratuan që të mbrohemi, theksoi mjeku, duke shtuar se sikur banorët t'i respektonin këto masa, "atëherë stafi im dhe unë mund të pushonim".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat