SHBA-ja raporton numër rekord të shtrimeve në spital shkaku i COVID-19

Amerika

SHBA-ja raporton numër rekord të shtrimeve në spital shkaku i COVID-19

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 19:16
Foto ilustrim

Megjithëse ka pasur një lajm të mirë këtë javë rreth vaksinave kundër coronavirusit, shifrat e të infektuarve në Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të tregojnë një situatë të tmerrshme.

SHBA-ja vendosi një rekord për sa i përket numrit të njerëzve që janë shtruar në spital për shkak të coronavirusit, raporton cnn.

Të paktën, 98,691 pacientë u shtruan në spital gjatë ditës së djeshme, sipas Projektit të Ndjekjes së COVID-19.

Ky është numri më i lartë i shtrimeve në spital brenda 24 orëve si pasojë e infektimit me virusin.

Ky është më shumë se dyfishi i numrit të shtrimeve në spital të raportuara më 1 nëntor, dhe më shumë se trefishi i numrit të shtrimeve në spital të raportuara më 1 tetor. Shtrimet e së martës në spital janë një rritje më shumë se 60 për qind. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat