​30% e rasteve të COVID-19 në kontinentin amerikan në nëntor

Amerika

​30% e rasteve të COVID-19 në kontinentin amerikan në nëntor

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 00:00
Foto ilustrim

Rastet COVID-19 u rritën me 30% në Amerikë në nëntor, njoftoi sot Organizata Shëndetësore Panamerikane (PAHO), me seli në Uashington.

“Në nëntor, u regjistruar më shumë se gjashtë milionë infektime të reja në të gjithë rajonin”, tha kreu i organizatës, Carissa Etienne.

Këto të dhëna pasqyrojnë veçanërisht të dhënat ditore të regjistruara në Amerikën e Veriut.

Më shumë se 150 000 persona janë testuar pozitivisht për COVID-19 çdo ditë në SHBA, ku pritet një rritje të infektimeve pas festimeve të fundvitit.

Kanadaja, Brazili, Meksika dhe Kuba, gjithashtu, po përjetojnë kulme shqetësuese në infektim.

“Ne kemi mjete në dispozicion, le t’i përdorim ato”, bëri thirrje organizata.

Ndërsa bota shpreson për një vaksinë, PAHO ka kërkuar masa të vazhdueshme të kontrollit, mbajtjes së maskave dhe distancës sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat