Dr. Fauci: Mbretëria e Bashkuar ‘nuk ishte aq e kujdesshme’ sa SHBA në aprovimin e vaksinave

Amerika

Dr. Fauci: Mbretëria e Bashkuar ‘nuk ishte aq e kujdesshme’ sa SHBA në aprovimin e vaksinave

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 17:24
Dr. Anthony Fauci

Dr. Anthony Fauci, eksperti kryesor i sëmundjeve infektive i SHBA-së, ka thënë se Mbretëria e Bashkuar nuk ishte aq rigoroze sa SHBA-ja në procesin e miratimit të vaksinave kundër COVID-19.

Një deklaratë e tillë e Faucit, sipas BBC, vjen derisa Mbretëria e Bashkuar të mërkurën u bë vendi i parë në botë që miratoi vaksinën e Pfizer për coronavirusin.

“Mbretëria e Bashkuar nuk e bëri atë me aq kujdes”, ka thënë ai për Fox News. “Nëse shkoni shpejt dhe e bëni atë sipërfaqësisht, njerëzit nuk do të duan të vaksinohen”.

Gjithsesi, Dr. Fauci tha se miratimi nga SHBA i vaksinës do të vinte “shumë shpejt”.

Vërejtjet e tij vijnë ndërsa SHBA i afrohet numrit prej 14 milionë infeksioneve totale me COVID-19, me 273,590 vdekje të regjistruara.

Dhe të enjten, Dr. Fauci i tha CBS News se ai do të takohet me anëtarët e ekipit të Presidentit të zgjedhur Joe Biden për të diskutuar për përgjigjen e administratës së ardhshme ndaj pandemisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat