Biden: Prania e Trumpit në iaugurim e rëndësishme për ShBA-në

Amerika

Biden: Prania e Trumpit në iaugurim e rëndësishme për ShBA-në

Nga: B.S. Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 08:53
Joe Biden

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së Joe Biden ka deklaruar se është e rëndësishme që presidenti Donald Trump të marrë pjesë në inaugurim, në mënyrë që të tregojë përkushtimin e kombit për transferimin paqësor të pushtetit midis rivalëve politikë.

"Është plotësisht vendimi i tij", i tha Bideni mbrëmë CNN-it.

Bideni ka deklaruar se vendimi i Trumpit nuk do të ketë pasoja për të, por se e dëshiron për shkak të vendi.

Bideni shprehu shpresën se Trumpi do të marrë pjesë në inaugurim dhe kështu do t'u jep shembull të procesit demokratik vendeve tjera.

Rrethi i Trumpit, i cili pretendon se ka fituar zgjedhjet, ka shprehur skepticizëm që presidenti do të marrë pjesë në inaugurimin e Bidenit më 20 janar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat