Biden për Trumpin: Shpresoj që do të marrë pjesë në inaugurimin tim, ai vendosë për këtë – por është e rëndësishme për shtetin të jetë prezent

Amerika

Biden për Trumpin: Shpresoj që do të marrë pjesë në inaugurimin tim, ai vendosë për këtë – por është e rëndësishme për shtetin të jetë prezent

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 19:05
Joe Biden dhe Donald Trump

Presidenti i ri i zgjedhur amerikan Joe Biden, ka thënë se shpreson që Donald Trump do të marrë pjesë në inaugurimin e tij gjatë 20 janarit, “me qëllim që të jetë si shembull për kombet e tjera se çfarë demokracie të zhvilluar kanë SHBA-të”, por edhe të tregojë një dorëzim të qetë të pushtetit rivalit të tij politik.

Në anën tjetër zyrtarë të administratës së Trumpit janë shprehur skeptik lidhur me idenë që presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara do të marrë pjesë në inaugurimin e 20 janarit, derisa Trump akoma po vazhdon të thotë se “ka fituar” – duke pretenduar se ka pas mashtrime në procesin zgjedhor.

“Ai është personi që do të vendosë nëse do të marrë pjesë, nuk kam diçka personale, por mendoj se është e rëndësishme të marrë pjesë” , ka shtuar Biden.

Kujtojmë që në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit në Shtetet e Bashkuara, në garë për të parin e vendit ishin presidenti aktual Donald Trump dhe tashmë i riu Joe Biden, i cili fitoi dhe pritet të marrë postin pas 20 janarit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat