SHBA mes rritjes së numrit të të infektuarve me COVID-19

Amerika

SHBA mes rritjes së numrit të të infektuarve me COVID-19

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 20:08
SHBA

Vetëm gjatë ditës së djeshme humbën jetën nga koronavirusi të paktën 3100 amerikanë. Kjo ishte dita më e rëndë e pandemisë deri tani, ndërkohë që shtrimet në spitale dhe infeksionet e reja sinjalizojnë se mund të ketë ditë edhe më të zymta përpara.

Familjet amerikane po goditen në të gjitha frontet nga pandemia. Brenda një dite, më shumë se 210-mijë infeksione të reja. Të paktën 3100 amerikanë të vdekur në vetëm 24-orë.

"Vendi ishte shumë i papërgatitur," pranon Drejtori i Qendrave për Kontrollin e Sëmundjeve Robert Redfield, ndërkohë që presidenti i zgjedhur Joe Biden premton një qasje tjetër.

"Në ditën e parë pas inaugurimit do t’u kërkoj njerëzve të mbajnë maska për 100 ditë".

Ai tha gjithashtu për televizionin CNN se ka në plan ta mbajë Dr. Anthony Faucin, ekspertin kryesor për koronavirusin.

“I kërkova atij të qëndrojë në të njëjtin rol siç ka bërë për disa presidentë dhe të jetë këshilltari im kryesor mjekësor si pjesë e ekipit për COVID-in."

Grupi i tanishëm qeveritar për COVID-in po pret me padurim autorizimin për vaksinën ndërkohë që rastet po shtohen. Në qarkun Stark të Ohajos, mjeku ligjor po sjell morgje të lëvizshme.

"Gjatë fundjavës së Falënderimeve, morgu ynë ishte i mbushur plot”, thotë ai.

Kalifornia po përgatitet për izolim, ndërsa në shtete si Delaware dhe New Nork kufizimet po shtrëngohen. Guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo një kuti me mostra të vaksinës që mund të shpërndahen duke filluar nga 15 dhjetori.

"Kjo është arma me të cilën do të fitojmë luftën."

Por disa amerikanë mund të mos duan të vaksinohen. Tre ish-presidentë - Klinton, Bush dhe Obama – kanë ofruar të vaksinohen para kamerave për të krijuar besim. Zoti Biden thotë se do të bëjë të njëjtën gjë.

"Është e rëndësishme t'i komunikosh popullit amerikan se vaksina është e sigurt," thotë ai.

Sa për paketën e ndihmës për koronavirusin, në Uashington duken shenja përparimi. Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi dhe Udhëheqësi i Shumicës së Senatit Mitch McConnell po diskutojnë një plan ndihme prej gati një trilion dollarësh për herë të parë që nga zgjedhjet e nëntorit./VOA

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat