Shokuese! Nxënësi i klasës së gjashtë vret veten në shtëpi, gjatë mësimit “on-line”

Amerika

Shokuese! Nxënësi i klasës së gjashtë vret veten në shtëpi, gjatë mësimit “on-line”

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 22:43
Nxënësi i klasës së gjashtë

Një nxënës, 11-vjeçar, vrau veten gjatë mësimit në distancë përmes platformës Zoom.

Motra e tij e vogël ishte në shtëpi kur ndodhi ngjarja.

Nxënësi 11-vjeçar kreu vetëvrasje duke qëlluar veten me armë, gjatë kohës që ishte në mësim, që siç dihet për shkak të pandemisë prej kohësh zhvillohet në distancë.

Ndërsa po zhvillohej ora e mësimit në “Zoom”, nxënësi i i klasës së gjashtë vrau veten në shtëpinë e tij në San Joaquin County, California.

Sipas mediave amerikane, prindërit nuk ndodheshin në banesë. Fqinjët raportuan se motra e 11-vjeçarit ishte gjithashtu e pranishme në shtëpi, kur ndodhi ngjarja e rëndë.

Shkolla ku ndiqte mësimet nxënësi lëshoi ​​një deklaratë drejtuar nxënësve të tjerë që ishin dëshmitarë të skenës dhe familjeve të tyre: "Kontaktoni stafin tonë, pasi ata do të jenë në dispozicion për të ndihmuar fëmijët tuaj nëse kanë nevojë ".

Policia po heton rrethanat sesi ka ndodhur vetëvrasja, pas kësaj ngjarjeje shokuese.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat